Teacher Admision

PROÇEDURA DHE KRITERET PER PRANIMIN E MESUESËVE NE KOLEGJET TONA

Në kërkim te një mesuesi te ri ne i permbahemi fillimisht perzgjedhjes së CV-ve të dorëzuara nga kandidatë që duan të punësohen në shkollën tonë. Pasi përzgjedhim me kujdes CV-të më të pasura realizojmë intervistën gojore me kandidatët e përzgjedhur. Gjatë intervistës I japim përparësi nivelit të kualifikimit profesional të mësuesit, I cili duhet te ketë perfunduar studimet universitare me kohë te plotë 4 - 5 vite, ose Master te Nivelit te Pare (MNP) për arsimin e mesëm të lartë. Për lëndët teknologji, ekonomi dhe teknologji informacioni dhe komunikimi, mesuesi te ketë një diplomë universitare që është fituar në përfundim te 4 viteve studimi, ose një diplomë Master te Nivelit te Parë (MNP) në fushën e arsimit përkates, si dhe kualifikime të tjera, që I shërbejnë procesit mësimor. Gjithashtu rëndesi e vecante I kushtohet eksperiencës,performancës, etikës së komunikimit dhe mirekuptimit te perbashkët për kushtet e punësimit. Me pas I intervestuari dëgjohet në një séance mësimdhënie nga stafi administrativ dhe komisioni lëndor, në fund behet vleresimi I tij/saj. Perzgjidhet mesuesi me vlerësimin më të lartë.

DOKUMENTACIONI

  • Diplomë e noterizuar
  • Lista e notave e noterizuar
  • Çertifikatë masteri
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Libreza e punës
  • Librezë sigurimesh (nëse ka)
  • Vërtetim I gjëndjes gjyqësore
  • Librezë shëndetësore
  • Raporti mjekoligjor