About Us

HISTORIA JONE

  • Shkollat tona janë hapur pas marrëveshjes që u bë në gusht të vitit 1992 ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Fondacionit Arsimor "Gülistan".
  • Në shkurt të vitit 1993 u bë ceremonia e hapjes së Kolegjit "Mehmet Akif" në prezencën e Presidentit te atëhershëm të Republikës Turke, të ndjerit Z. Turgut Özal.
  • Me sukseset e arritura, shkolla jonë fitoi interesin dhe simpatinë e popullit shqiptar.
  • Qysh prej asaj kohe, me rritjen për çdo vit të kërkesave për nxënës, me institucionet e tij arsimore që nga ai parashkollor, 9-vjeçar dhe e mesme, Kolegjet Turke janë institucioni arsimor privat më i madh në Shqipëri.
  • Kolegjet Turke shtrihen në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

MISIONI YNE

  • Te nxjerrim ne jete njerez te afte per t`u integruar ne shoqeri, ne cdo fushe te jetes mbi bazat e vlerave te dialogut, tolerances dhe mirekuptimit.
  • Te rinj te emancipuar, te edukuar me frymen e respektit ndaj besimeve dhe pikepamjeve te ndryshme, te sigurt ne arritjet e idealeve.
  • Te rrisim filiza te afte per te perfaqesuar risite dhe per te perfaqesuar ne cdo kohe ne arenen nderkombetare Shqiperine demokratike dhe bashkekohore, per te cilen e gjithe bota ka nevoje.
  • Njerez qe te ndihmojne ne forcimin e metejshem te miqesise, vlerave dhe kultures se perbashket mes Shqiperise dhe Turqise.
  • Te rrisim njerez te ndjeshem ndaj shqetesimeve te shoqerise dhe te afte per t`u dhene zgjidhje problemeve te saj.

VIZIONI YNE

  • Në themel të arsimit tonë qëndron edukimi i të rinjve sociale, të moralshëm, idealistë, të cilët tregojnë respekt ndaj çdo rryme dhe besimi.
  • Të edukojmë brezin e artë të së ardhmes i cili do të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në çdo vend dhe çdo kohë.
  • Të japim kontributin tonë në vazhdimin e miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk, si edhe ruajtjen e vlerave kulturore të përbashkëta.