School Name
Mar 13, 2014 12:00:00 am

Stamboll

Nje nder aktvitetet edukativo-kulturore te zhvilluara se fundmi eshte edhe vizita disa ditore ne Stamboll 
 
me grupin e studenteve te mjekesise,maturante te vitit 2012.Kjo vizite ashtu si edhe shume aktivitete te 
 
tjera pasqyrojne traditen e bashkepunimit te frytshem midis kolegjeve turke me brezat e maturanteve 
 
nder vite. Grupi i studenteve te degeve mjekesore te shoqeruar nga ish-kujdestari i tyre(Abi) vizituan 
 
Stambollin per disa dite.Qellimi i kesaj vizite ishte te njiheshim me nga afer me disa nga spitalet me te 
 
mira turke,si edhe te vleresonim mundesite e studimeve dhe specializimeve te metejshme ne Turqi. Gjate 
 
qendrimit tone ne Stamboll ne patem mundesine te vizitonim disa spitale,te takonim doktore te disa 
 
specialiteteve (neurolog,kirurg,etj) dhe te diskutonim me ta per problematika te ndryshme. Vizita dhe 
 
takimi ne shoqaten"Kimse Yok Mu?" ishte po ashtu pjese e itinerarit tone disa ditor.Organizata"Kimse 
 
Yok Mu?" eshte nje nder organizatat me te medha humanitare ne bote,e cila ka qendrat e saj ne mbi 
 
180 shtete te botes. Si mjeke te ardhshem nuk mund te mos shprehnim deshiren per anetaresim 
 
dhe per pjesemarrje vullnetare ne veprimtarine humanitare te kesaj shoqate. Nuk mund te leme pa 
 
permendur edhe shetitjet ne Stamboll qe ishin edhe pjesa me e bukur e vizites sone. Stambolli,i cilesuar 
 
ndryshe si kryeqyteti i botes,eshte nje nga qytetet me magjepsese te kontinentit Europian dhe atij 
 
Aziatik. Ne ato pak dite qendrimi ne patem mundesine te vizitonim lagjet e vjetra monumentet historike-
kulturore,qendrat tregtare si edhe te provonim kenaqesine e kuzhines turke. Udhetimi jone u be edhe me 
 
i bukur nga shetitja me traget perreth qytetit,pikerisht ne vendtakimin e dy kontinenteve. Kjo ishte nje 
 
nga vizitat me te bukura per ne nga e cila pervec pjeses edukative kujtuam edhe njehere me nostalgji 
 
shetitjet e meparshme dhe koherat e bukura te kaluara gjate viteve te kolegjit.