Nxënësja e Kolegjit “Mehmet Akif”, fiton medalje Argjendi në I-SWEEEP
Qyteti Houston, në Texas/SHBA, mirëpriti qindra të ftuar në konkursin ndërkombetar të projekteve I-SWEEEP “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown”, nga data 27 Prill deri me 1 Maj 2016.
Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues nga e gjithë bota, ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.
Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif” Vajza, në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”.
Aktiviteti u përmbyll me një ceremoni madhështore, ku u bënë vlerësimet për projektet më të mira dhe u ndanë medalje dhe çmime të ndryshme. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vleresua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj nje bursë studimi.
Në këtë aktivitet u manifestua potenciali energjik e krijues i nxënësve, u zbuluan talente dhe u bënë projekte për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Gjithashtu aktiviteti shërbeu si shkëmbim përvojash dhe gjetje mënyrash efikase për ta bërë botën, në të cilën jetojmë, më të mirë dhe më të qëndrueshme.