School Name
Mar 13, 2014 12:00:00 am

Vizita në Turqi

Pata dyshime në fillim nëse vlente vërtet të shkoja. Mendova se një udhëtim i tillë nuk 
 
mund të ishte dhe aq frytdhënës . Por në fakt ndodhi krejt e kundërta. 
 
Udhëtimi ynë për në Turqi ne muajin Nëntor 2013, ishte mjaft i dobishëm në shumë 
 
drejtime. Sëbashku me një grup shokësh dhe mësuesin tone arritëm që në pak ditë, ne dy 
 
qytetet me te medha Stanboll dhe Ankara të shëtisnim në pjesën më të madhe të disa prej 
 
universiteteve më në zë për momentin në qendrat kryesore te jetës turke.
 
Tashmë jam i bindur se vizita e drejtpërdrejtë është një hap i sigurtë që të lejon të provosh 
 
nëse një universitet është i duhuri për ty. Të jepet mundësia të përjetosh ndjesinë e të qenit 
 
student në bankat e universitetit dhe të kuptosh se si dhe ku do të kalosh disa nga vitet më 
 
të rëndësishme të jetës tënde. Ndër të tjera njihesh dhe me kërkesat e tyre dhe mundësitë 
 
që të ofrohen pas përfundimit të studimeve.
 
Paralelisht arritëm të njihnim më nga afër dhe kulturën e jetën turke si dhe të vizitonim 
 
mrekullitë moderne të fuqisë së 17 ekonomike botërore dhe vendet antike të një vendi me 
 
një histori të lavdishme.
 
Një gotë çaj, një jetë e këndshme dhe universitete të fjalës së fundit në çdo aspekt janë 
 
kujtimet që ruaj nga udhëtimi ynë.
 
Soren Allamani, 12B