School Name
Jan 10, 2015 12:00:00 am

TAKIM ME PRINDËRIT E NXËNËSVE NË QYTETE TË NDRYSHME TË SHQIPËRISË

Duke përfituar nga pushimet e fundvitit dhe nisur nga fakti se mjaft nxënës vijnë nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë, stafet drejtuese dhe pedagogjike të shkollave tona, më 21 dhjetor në Elbasan e Koplik, më 22 dhjetor në Peshkopi e Berat  dhe 23 dhjetor në Librazhd e Vlorë, organizuan dreka si dhe ndanë disa momente të këndshme me prindërit e nxënësve të këtyre kolegjeve. Atmosfera ishte e ngrohtë, prindërit falenderuan organizatorët e kësaj dreke si dhe shprehën opinionet më të mira rreth shkollave tona. Në takimin e organizuar në qytetin e Peshkopisë mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, zoti Ilir Krosi  i cili tha: “Falenderoj drejtuesit e kolegjeve turke që na  kanë nderuar me vizitën e tyre në qytetin tonë. Në renditjen kombëtare të maturës shtetërore 2014, kolegji Mehmet Akif Vajza zuri vendin e dytë. Akoma dy vajzat e mia janë nxënëse të kësaj shkolle, edhe vajzën e tretë do ta dërgoj në këtë shkollë, pasi  jam shumë i kënaqur nga mësimdhënia, disiplina dhe korrektësia e këtyre kolegjeve”. Ndërsa në qytetin e Koplikut, një prind tha: “Jam prind i kësaj shkolle prej 11 vitesh. Nuk jam aspak i penduar që kam bërë një sakrificë që fëmija im të ndjekë këtë shkollë. Përsëri do të bëja një sakrificë të tillë, pasi jam shumë i lumtur që fëmija im mëson në këtë shkollë”.