School Name
Mar 31, 2014 12:00:00 am

NJE TJETER ÇMIM PER KOLEGJET TURKE

Në programin e organizuar nga ACITAD me tematikë “Integrimi i biznesit shqiptar në BE”, kolegjet turke marrin çmimin e “Investitorët e huaj më të suksesshëm në Shqipëri”. I ftuar nderi në këtë takim të ACITAD ishte kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij.

Mbas fjalimit të kryeministrit mbi marrëdhëniet e qeverisë dhe biznesit, si dhe pozicionin e këtij të fundit si aleat strategjik, programi vazhdoi me shpërndarjen e çmimeve, ku çmimin për investitorët e huaj e mori rrjeti i edukimit ‘’Turgut Ozal’’.  I pranishëm në këtë mbrëmje ishte drejtori i përgjithshëm i kolegjeve turke z.HamzaTok. nga Vangjush Dako (kryebashkiaku i Durresit). Ky çmim bart mbi supe punën e palodhshme dhe suksesin që kanë arritur kolegjet turke në nxjerrjen e brezave të rinj, të mirëarsimuar nëpërmjet një stafi të përgatitur dhe teknologjie bashkëkohore.

ACITAD ( Albanian Chamber of International Trade and Development) - Dhoma Shqiptare e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit ,është themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2012 duke pasur si qëllim krijimin e elitës së biznesit shqiptar dhe forcimin e raportit të shtresës së biznesit shqiptar me shoqërinë dhe vlerat e saj.