School Name
Mar 13, 2014 12:00:00 am

KAMPIONATI I FUTBOLLIT 2013-2014

Në kolegjin “MEHMET AKIF” (djem) u zhvillua kampionati i futbollit mes klasave i cili zgjati rreth 3 muaj dhe përfundoi në 
 
datën 20.01. 2014. Në këtë kampionat morën pjesë 13 skuadra. Secila klasë u përfaqësua me 1 deri ne 2 skuadra. Skuadrat u ndanë 
 
në 3 grupe (dy grupe me 4 ekipe, një grup me 5 ekipe) sipas shortit të hedhur më parë. Ndeshjet u zhvillluan me sistemin vajtje 
 
ardhje ku në fund sipas pikëve të grumbulluara në Grupin C me 5 ekipe u kualifikuan 3 ekipe ndërsa nga Grupi A dhe B 2 ekipe. Dy 
 
ekipet e treta të Grupit A dhe B u ndeshën në Playoff ku fituesi plotësoi 8 skuadrat që u ndeshën në 1/4  finale. 
 
Në ndeshjet  1/4 finale shorti përcaktoi edhe rrugën qe ekipet do të ndjekin deri në finale (shiko skemën e mëposhtme). Keto 
 
ndeshje u zhvilluan me sistemin me ndeshje kthimi dhe me eleminim direkt. Gjatë ndeshjeve u vu re një nivel i lartë I lojës dhe në 
 
shumicën e ndeshjeve një rivalitet tepër i fortë. Një ndeshje që spikati ishte ajo mes JAM REAL(12C) – B.E.T (11B) ku pas ndeshjes së 
 
parë të fituar nga JAM REAL(12C) në ndeshjen e kthimit JAM REAL (12C) gjendet në disavantazh dhe arrin të barazojë golavarazhin 
 
vetëm në sekondat e fundit me anë të një goli tërësisht individual të shënuar nga Armando Durbaku duke e cuar ndeshjen në 
 
penallti dhe më pas duke e fituar atë.
 
Ironia e shortit vëndosi në gjysmëfinalen e parë dy skuadrat pretendente kryesore për fitimin e titullit Man in Black(12A) – 
 
Jam Real (12C). Të dyja ndeshjet ishin mjaft emocionuese dhe me shumë rivalitet. Ndeshja u fitua nga Man in Black (12A) me penallti 
 
(4-3) pas golavarazhit dhe fitoreve të barabarta. Gjysmë finalja e dytë u zhvillua mes Blood Brothers(11B) – CLIQUE(11A). të dyja 
 
ekipet fituan nga një ndeshje por golavarazhi nxorri fitues Blood Brothers(11B). Duhet vënë në dukje që ekipi Blood Brothers(11B) 
 
u kualifikua nga grupet vetëm pas një ndedhje Playoff meekipin e tretë të Grupit B dhe në fund ajo e shikoi veten në finale. Ndeshja 
 
finale u zhvillua në një atmosferë mjaftë të zjarrtë tifozerie dhe me një lojë shumë të bukur dhe të fortë të zhvilluar nga të dyja 
 
ekipet ku në fund fitues u shpall ekipi më me eksperiencë Man in Black (12A).
 

TABELA E NDESHJEVE

 

1/4 FINALE

1/2 FINALE

FINALE

 

JAM REAL - B.E.T (11-8)(3-6)[1-0]                     MAN IN BLACK - KULLERAT (13-7)(7-4)

JAM REAL - MAN IN BLACK (11-8)(4-7) [3-4]

MAN IN BLACK - BLOOD BROTHERS (9-5)

 
 

DIBRANET - BLOOD BROTHERS (8-10)(2-3) BISHAT - CLIQUE (6-1)(0-3)

BLOOD BROTHERS - CLIQUE (10-5)(5-8)