School Name
Feb 26, 2015 12:00:00 am

Java e anglishtes

U zhvillua ne daten 6 nentor 2014 ne sallen e aktiviteteve te shkolles “Mehmet Akif Djem” nje shfaqe, vetem pak jave pas aktivitetit te zhvilluar me rastin e dites nderkombetare te gjuheve te huaja . Kete here shfaqja ishte perqendruar plotesısht ne gjuhen angleze. Shfaqja finalizoi javen e gjuhes angleze dhe  u organizua nga nxenesit  e shkolles “Mehmet Akif Djem” nen kujdesin  e drejtorise  se shkolles  dhe kujdesin personal te profesorit te anglishtes Z.Taqo Stojani . Ne programin qe zgjati 90 minuta nxenesit  ofruan  per spektatoret materiale te ndryshme ku ne qender te gjithe programit  ishte  humori . Serxhio Gorka dhe Redion Xhepa sollen nje tjeter version te tragjedise  se Shekspirit “ Romeo dhe Zhuljeta”. Skenari me plot humor dhe gjestet e tyre ne skene shkaktuan mjaft te gjeshura  ne publik. Xhon Allani solli me interpretim nje tjeter veper te Shekspirit , Makbethin. Orges Rrapaj  interpretoi per pjesemarresit nje monolog me mesazh te forte te Charlin Çaplit. Fabien Ndoi dhe Aldo Mucalliu kishin vendosur   t’i pershendesnin  pjesemarresit ne zhanerin e muzikes. Ne aktivitetet  u be pjese edhe pjesmarresit ne shfaqjqe me anen  e quiz-it “ Kush do te fitoje nje çokollate”?

Nuk munguan as  ne kete program elementet humoristike te thurura ne poezi per  stafin   drejtues nga Kadri Kotolloshi. Shfaqja u mbyll me  nje  film me metrazh te shkurter i pergatitur nga klasa e 12B me regji te Andi Bardulles. Gjithe programi u  moderua dhe u drejtua nga Serxho Alla . Prezantimi i tij perfekt dhe puna e palodhur e nxenesve te shkolles bene qe programi te pelqehej nga te gjithe.