School Name
Jun 02, 2014 12:00:00 am

Emocionet e kolegjit “Hasan Riza Pasha” në teatrin “Migjeni”

Duke qenë se shkolla “Hasan Riza Pasha” përfaqësohet denjësisht në olimpiada dhe konkurse të zhvilluara jo vetëm nga kolegjet turke,por edhe në Olimpiada Kombëtare dhe Ndërkombëtare, me datën 22.05.2014 u organizua në teatrin “Migjeni “ ceremonia e ndarjes së çmimeve të nxënësve fitues.

Kjo ceremoni është kthyer tashmë në një traditë falë sukseseve dhe arritjeve të nxënësve në mësime.

Duhet theksuar se gjatë këtij viti janë shpërndarë 140 çmime me vlerën prej 396.500 mijë lekë shpërblime.

Në këtë ceremoni u ndanë çmimet për konkurset dhe olimpiadat si :

GDS (Provimi i përbashkët i zhvilluar midis shkollave),ASEF (Panairi Shqiptar I Shkencave dhe Inxhenierise) ,Konkursi i Artit dhe i Letërsisë në Gjuhën Shqipe,Olimpiada e Turqishtes,Olimpiada Shkencore,Olimpiada Kombëtare.

Shkolla jonë i motivon më të mirët.

Në provimin e pranimit për klasat e nënta përfituan të drejtën e bursës shumë nxënës,të cilëve iu  dorëzuan edhe çertifikata.Vlera e bursave është 1.445.000 shpërblime.

Grupi i Folklorit ndezi teatrin “Migjeni” me performancën e tyre në këngë e valle nga trevat shqiptare dhe turke.

Nga arritjet e suksesshme të këtij viti akademik 2013-2014 sukseset e nxënësve,puna e palodhur e stafit pedagogjik,bënë që prindërit të ndihen krenar për zgjedhjen e tyre ,për një të ardhme të ndritur të fëmijëve të tyre.