School Name
Jun 02, 2014 12:00:00 am

Ceremonia e diplomimit

Ditën e enjte më datë 22.06.2014 u zhvillua në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës aktiviteti  i përmbylljes me sukses të vitit akademik të maturës së  kolegjit turk”Hasan Ria Pasha”, vit i cili përkon me brezin e njëmbëdhjetë  të maturantëve të kësaj shkolle.

Aktiviteti  zgjati për afro dy orë dhe dhuroi mjaft emocione jo vetëm për maturantët që ishin kryefjala e këtij eventi por dhe për të pranishmit e ftuar në sallë,  përfshirë këtu mësues,  prindër,  nxënës të klasave të ndryshme,  familjarë etj. Eshtë për t’u përmendur  fakti,  që në këtë event mjaft të rëndësishëm për shkollën tonë na nderoi me prezencën e saj dhe drejtoresha e Drejtorisë  Arsimore znj. Erieta Laej, e cila dhuroi dhe një përshëndetje  jo vetem për kënaqësinë e kësaj pjesëmarrjeje  por dhe për të uruar maturantët drejt rrugës së suksesit të nisur.

Kënaqësine e aktivitetit  në fjalë e përcolli  fjala përshendetëse e drejtorit të këtij kolegji z.Ahmet Yilmaz, i cili mjaft i gëzuar dhe krenar për nxënësit e shkollës së tij njohu publikun në sallë me rezultatet e arritura nga maturantët nëpër konkurse dhe olimpiada të ndryshme në keto tre vite, duke i shtuar dhe urimin e përzemërt që u dhuroi prindërve të maturantëve në kërkim të  një tjetër suksesi edhe më të madh në të ardhmen për ta.

Nuk mungoi ne kete aktivitet  prezantimi nga fusha e poezise, e cila transmeton ndjenje tek te pranishmit dhe kjo përmes talentit të spikatur të nxënësit të klasës së dhjetë nga Ulqini Edis Lukoviҫ, i cili bëri për vete publikun prezent në sallë me emocionet e rralla që transmetoi. Gjithashtu nën tingujt muzikorë dhuruan  emocion nxënëset e talentuara të shkollës si:  Elvira Meti, Sibel Dërguti, Vjola Abdiu dhe Selma Bekteshi,  me qëllim pershëndetjeje për maturantët e diplomuar. Pjesë e kësaj larmie ishin dhe vallet me motive të ndryshme që sollën te spektatori  një emocion mjaft relaksues.