Start date: Jun 17, 2014 04:10:51 pm - End date: Jun 30, 2015 04:10:53 pm

Olimpiada e Turqishtes

Çfare është Olimpiada e Turqishtës?

Gjuha është elementi që lidh njerëzit dhe i bën të kuptohen me njëri-tjetrin. Në epokën e komunikimit, ndërthurja e kulturave me njëra tjetrën dhe mirëkuptimi mes njereëzve të kulturave të ndryshme bëhet nëpërmjet gjuhës. Marrëdhëniet e Turqisë me vendet e mbarë botës dhe mijëra nxënës që mësojnë turqisht janë ndër shkaqet kryesore të organizimit të “Olimpiadave të Turqishtes”. Organizimi i këtyre Olimpiadave, që nga viti 2003, ka zgjuar jashtë vendit interes dhe entuziazëm ndaj gjuhës turke.

“Shoqata Ndërkombëtare e Mësimit të Turqishtes”, e njohur shkurt si “TÜRKÇEDER” organizon Olimpiadat e Turqishtes për të prezantuar Turqishten në botë siç e meriton, për të rritur numrin e përdoruesve të saj, si dhe për të shpërblyer me çmime të ndryshme ata që e mësojnë më mirë këtë gjuhë. Këto Olimpiada po organizohen me mbështetjen dhe sponsorizimin e Presidencës, Kryeministrisë, Parlamentit Turk si dhe shumë institucioneve të tjera zyrtare dhe private.

Olimpiada e Turqishtes është një Finale. Për të arritur deri këtu pjesëmarrësit duhet të kalojnë disa etapa konkurimi. Nxënësit, të përzgjedhur fillimisht mes klasave dhe shkollave, pasi dalin fitues edhe në konkursin kombëtar, fitojnë të drejtën të jenë pjesëmarrës në këtë finale të madhe. Në të gjithë botën, gjatë një viti, më shumë se 15.000 nxënës përgatiten për të marrë pjesë në këto Olimpiada.

Në Olimpiadën e këtij viti që do të zhvillohet në datat 1-16 Qershor, pritet të marrin pjesë rreth 3.000 nxnës nga 140 shtete të botës. Konkurset janë të organizuara për turqishten si gjuhë e huaj, si gjuhë amtare dhe për mësuesit e turqishtes. Disa nga kategoritë në të cilat do të konkurohet janë: gramatikë e gjuhës turke, aftësia e të shprehurit, shkrim, poezi, këngë, aftësi /prirje të vecanta, film i shkurtër, valle/lojra dhe këngë popullore. Finalistët e shteteve konkurojnë fillimisht në grupin e shtetit të tyre dhe më pas dalin në finalen e madhe.

Nxënësit që fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Olimpiadë në Turqi, përgatitin stenda prezantuese të shteteve të tyre në turqisht, duke kontribuar në ndërthurjen e kulturave të ndryshme. Në ceremoninë e dhënies së çmimeve të Olimpiadës, e cila po merr tashmë formën e një tradite, u jepen çmime simbolike përfaqësuesve të njohur të shtetit, politikës, të medias së shkruar dhe të folur, të edukimit, artit etj. të cilët i shërbejnë gjuhës dhe kulturës turke.

Ndërkohë që në Stamboll dhe Ankara vazhdojnë konkurimet, në të gjitha qytetet kryesore të Turqisë organizohen edhe programe në stadiume dhe salla të mëdha. Miqtë e ardhur nga shtete të ndryshme të botës për të shpalosur aftësitë e tyre në turqisht, janë surprizuar me interesimin e madh të popullit. Në këto programe, krahas të ftuarve zyrtarë, janë prezent edhe amdasadorë dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme.

Urojmë që këto olimpiada, që ushqejne fëmijët e gjithë botës me ndjenja vllazërimi, që ndërthurin kultura dhe njerëz të ndryshëm dhe kontribuojnë në paqen dhe qetësinë botërore, të vazhdojnë ndër vite...