Start date: Jul 01, 2016 12:00:00 am - End date: Dec 31, 2017 12:00:00 am

GDS

GDS është emri i provimeve të përbashkëta të zhvilluara midis shkollave. Në ciklin fillor këto provime zhvillohen në lëndët: anglisht, matematikë, gjuhë shqipe dhe dituri.

 

Ndërsa në cilkin 9-vjeçar provimet përfshijnë lëndët: matematikë, fizikë, kimi dhe biologji, të cilat zhvillohen në gjuhën angleze, si dhe lëndët: gjuhë shqipe, histori dhe gjeografi, të cilat zhvillohen në gjuhën amtare. Testi është i ndërtuar me pyetje me alternativa.

Pyetjet e përgatitura me kujdes për çdo lëndë përfshijnë temat e zhvilluara gjatë 11 javëve të para të secilit semestër dhe janë kryesisht të nivelit mesatar. Përgjigjet pas provimit analizohen sipas një statistike e cila tregon përqindjen e përgjigjeve të sakta nga ana e nxënësve për secilën pyetje të dhënë, duke u bërë kështu një tregues i nivelit të zotërimit të njohurive nga ana e nxënësve.

Me anë të zhvillimit të mësimeve ekstra dhe dhënies së worksheet bëhet e mundur që të eliminohen mangësitë e krijuara.

Përveçse matës të njohurive, GDS-të shërbejnë si një tregues për të punuar më shumë aty ku duhet dhe për të shmangur në këtë mënyrë disnivelet midis shkollave.

Për të nxitur studimin dhe një përsëritje më të mirë të njohurive nga ana e nxënësve, përpara GDS-ve krijohet një atmosferë gare midis klasave të të njëjtit paralel. Kjo bëhet gjithmonë në një frymë pozitive dhe bashkëpunuese.

 

http://turgutozalcollege.com/